INVALIDËT E LUFTËS

invalid

INVALIDËT E LUFTËS

E drejta për lirimit nga pagesa e detyrimeve importuese për automjetin e udhëtarëve për invalid te luftës.

Për lirim nga pagesa e detyrimeve importuese për kategorinë e personave me nevoja të veçanta (Invalid te luftës ) që kanë të drejt lirimi është parapare me ligjin nr. 04/L/054 për statusin dhe te drejtët e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, pjesëtareve te ushtrisë çlirimtare te Kosovës viktimave civile dhe familjeve te tyre i plotësuar dhe ndryshuar me ligjin nr. 04/L-172 si dhe me dispozitat e nenit 76-81 të aneksit “A” të Kodit Doganor dhe Akcizave Nr. 03/L-109.

Legjislacioni aktual në fuqi mbi bazën e të cilit vepron dhe punon Dogana e Kosovës ka përcaktuar  saktë kushtet, mënyrat dhe procedurat e lirimit nga detyrimet doganore për kategorinë e Invalidëve të Luftës së UÇK-së si dhe të personave të hendikepuar.

Ligjit nr. 04/L-054 në paragrafin 2 të nenit 6 parasheh, citim: ,, Lirimi nga tatimi dhe dogana  për veturat special për përdorim personal (një veturë  në çdo (5) vjet) si dhe pajisjes ortopedike  janë të drejta të cilat i realizojnë invalidët e UÇK nga grupet  I deri në grupin VII në përshtatshmëri me shkallen e paaftësisë të përcaktuar me nenin 10 të këtij Ligji” mbarim citati.

Kjo e drejtë  Invalidëve të luftës së UÇK-së edhe në bazë të legjislacionit tjetër në fuqi u njihet për qëllime të risocializimit të tyre në jetën  e përditshme shoqërore një here në 5 vite. Me qenë se automjeti i liruar mbi këtë bazë është për përdorim personal, ky privilegj nuk mund te përdoret  apo të shfrytëzohet  nga ndonjë person  tjetër e as nga përcjellësit eventual për kategorinë  e invalidëve qoftë edhe (civil) të cilët për shkak të shkallës 100% të invaliditetit   janë të detyruar të kenë  përcjellës sepse legjislacioni në fuqi nuk  i ka  përfshirë në kategorinë e lirimeve. Nevoja e posedimit te patentë shoferit është e definuar me KDA-në, pikërisht me  nenin 78 paragrafi 2, pika b, nënndarja e tretë ku kërkohet qe dokumenti i regjistrimit përpos shënimit  që automjeti është  për invalid, se nuk mund të huazohet, të jepet me qira apo të transferohet  në persona të tjerë, duhet plotësuar  edhe kushti që  shfrytëzuesi i autorizuar  i automjetit të jap shënimet lidhur me, emrin, mbiemrin dhe numrin e patentë shoferit,duke pasur për bazë faktin se fitimi i   privilegjit  është i  ndërlidhur me  përdorimin personal të automjetit nga vetë përfituesi.

Kjo dispozitë definon  qartë të drejtën  e lirimit të tatimit dhe doganës  për Invalidët e luftës së UÇK-së për veturat speciale për përdorim personal për  kategoritë që kanë shkallen e invaliditetit apo pë犀利士
rqindjen e dëmtimit trupor  nga 20% deri më 100%, ashtu  siç përcaktohet në paragrafin 1 të nenit 10 të këtij Ligji.

Periudha 5 vjeçare si afat përkufizues brenda të cilit mund të përdoret privilegji i zhdoganimit te automjetit pa detyrime doganore është i definuar në paragrafin  2 të nenit 6 të Ligjit nr. 04/L-054,  më pastaj edhe në Udhëzimin  e Brendshëm Administrativ të Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave në të cilin theksohet se të drejtën e lirimit nga detyrimet e importit doganore  në vështrim të nenit 74-81 të Aneksit A të Kodit Doganor dhe të Akcizave do ta gëzojnë edhe invalidët e luftës së UÇK-së te cilët kanë statusin e invalidit të luftës të njohur nga   Institucionet e Republikës së Kosovës ndërsa në nenin 5 të   tij theksohet citim: ,,Lirimi nga detyrimet e importuese doganore do te lejohet  njëherë në pesë vite” mbarim citati.


INVALIDËT E LUFTËS








Aliquam in tortor auctor cursus?

Nulla odio felis, placerat a augue sit amet, tempor semper ante. Morbi aliquam sed nisi eu tristique. Nullam sodales laoreet odio. Aliquam in tortor auctor, cursus magna vitae, ultrices est. Nulla odio felis, placerat a augue sit amet, tempor semper ante. Sed id lectus ipsum.

Recent articles

Sigurime

DEPO DOGANORE PUBLIKE

Një mundësi dhe zgjidhje të dobishme per procedurat doganore.
lexo detajet

Shpedicion

SIGURIMET

Siguroni të ardhmen tuaj me ne, ndjehuni të mbrojtur në çdo hap
lexo detajet