PËR AUTOMJETE

automjetet

PËR AUTOMJETE

Kushtet për lirim të plotë nga detyrimet e importit Mjetet e transportit

Neni 331
1. Për qëllimet e këtij nënseksioni:
a) shfrytëzim komercial‘ nënkupton shfrytëzimin e mjeteve të transportit për transport të personave me pagesë apo transport të mallrave industriale apo komerciale, qoftë me pagesë apo pa pagesë;

b) Shfrytëzim privat‘ nënkupton shfrytëzimin tjetër nga ai komercial i mjeteve të transportit;

c) trafiku i brendshëm‘ nënkupton transportin e personave apo mallrave të marra apo ngarkuara në Kosovë, me qellim te zhvendosjes ose të shkarkimit në një vend brenda këtij territori.

2. Mjetet e transportit përfshinë pjesët e zakonshme rezervë, pjesët ndihmëse dhe pajisja që i shoqëron ato

Neni 334

1. Lirimi i plotë nga detyrimet e importit duhet të jepet për mjetet e transportit rrugor, hekurudhor dhe ajror kur ato: (a) janë të regjistruara jashtë Kosovës në emër të personit të vendosur jashtë Kosovës; megjithatë, nëse mjetet e transportit nuk janë të regjistruara atëherë kushtet e mësipërme mund të konsiderohen se janë plotësuar, kur ato janë në pronësi nga personi i vendosur jashtë Kosovës; (b) janë shfrytëzuar nga personi i vendosur jashtë Kosovës pa rënë ndesh me Nenet 335, 336 dhe 337; dhe 154 (c) në rast të shfrytëzimit komercial dhe me përjashtim të mjeteve të transportit hekurudhor të jenë shfrytëzuar ekskluzivisht për transport, i cili fillon dhe përfundon jashtë Kosovës; megjithatë, ato mund të shfrytëzohen në trafikun e brendshëm kur dispozitat në fuqi të transportit e rregullojnë një çështje të tillë.

Neni 335

Personat e vendosur në Kosovë, duhet të përfitojnë privilegj të lirimit të plotë të detyrimeve të importit kur: a) Mjetet e transportit hekurudhor të jenë vendosur në dispozicion të personave të tillë sipas procedurave të caktuara ku secili rrjet mund të shfrytëzojë parku hekurudhor të rrjeteve tjera sikur të jetë i tyre; b) Që rimorkioja të jetë e ngjitur në mjetet e transportit rrugor të regjistruara në Kosovë; c) Mjetet e transportit të shfrytëzuara në lidhje me situatat emergjente dhe që shfrytëzimi i tyre të mos tejkalojë pesë ditë; apo Mjetet e transportit janë shfrytëzuar nga firma huazuese profesionale për qëllim të ri-eksportimit brenda periudhës që nuk tejkalon pesë ditë.

Neni 336

1.Personat fizik të vendosur në Kosovë duhet të përfitojnë nga lirimi total nga taksat e importit kur ata privatisht shfrytëzojnë mjetet e transporti nga rasti në rast, sipas udhëzimit të pronarit të regjistrimit me kusht që në kohën e përdorimit pronari të jetë në territorin doganor të Kosovës. Personat e tillë gjithashtu duhet të përfitojnë nga lirimi total, për shfrytëzim privat të mjeteve të transportit të huazuara sipas kontratës me shkrim nga një rast në tjetrin: 1. a) Për kthim te vendbanimi i tyre në Kosovë; b) Për t‘u larguar nga Kosova; apo c) Kur kjo është e lejuar në nivel të përgjithshëm nga dogan Mjetet e transportit duhet të ri-eksportohen apo të kthehen te shërbimi i huazimit i vendosur në Kosovë brenda: a) Pesë ditësh nga dita e hyrjes në fuqi të kontratës në rastin e përmendur në paragrafin 1 (a); b) Tetë ditë nga hyrja në fuqi e kontratës në rastin e përmendur në paragrafin 1(c). Mjetet e transportit duhet të ri-eksportohen brenda dy ditësh nga hyrja në fuqi e kontratës në rastin e përmendur sipas paragrafit 1(b) të këtij neni

Neni 337

1. Lirimi total nga taksat e importit duhet të jepet kur mjetet e transportit të jenë regjistruar sipas serive të përkohshme në Kosovë, me mendim për ri-eksportim në emër të ndonjërit nga personat në vazhdim: (a) në emër të personit të vendosur jashtë Kosovës; (b) në emër të personit fizik të vendosur brenda Kosovës, kur personi i përfshirë është përgatitur për transferim të banimit të zakonshëm tek një vend jashtë Kosovës. Në rastin e referuar në pikën (b), mjetet e transportit duhet të eksportohen brenda tre muajsh nga data e regjistrimit të përkohshëm. 2. Lirimi total nga detyrimet e importit duhet të jepet kur mjetet e transportit janë shfrytëzuar për tregti apo privatisht nga personi fizik i vendosur në Kosovë dhe i punësuar nga pronari i mjeteve të transportit i vendosur jashtë Kosovës. Shfrytëzimi privat duhet të parashihet në kontratën e punësimit. Dogana mund të kufizojë importimin e përkohshëm të mjeteve të transportit sipas kësaj dispozite në rastin e shfrytëzimit sistematik. 2.Lirimi total nga detyrimet e importit mundet që në raste përjashtimi të jepet kur mjetet e transportit shfrytëzohen për komercial për një kohë të kufizuar nga personat e vendosur në Kosovë.

Neni 338

Para ndesh me dispozitat e tjera të veçanta, periodat e kryerjes janë si në vazhdim: a) Për mjetet e transportit hekurudhor: 12 muaj; b) Për mjetet e transportit të shfrytëzimit komercial tjetër nga ato të transportit hekurudhor: koha e kërkuar për kryerjen e operimeve të transportit; c) Për mjetet e transportit rrugor të shfrytëzuara privatisht: – Nga studentët: koha e qëndrimit të studentit në Kosovë për qëllimin e vetëm të ndjekjes së studimeve; – Nga personat që plotësojnë emërimin e kohës së specifikuar: koha për të cilën ky person qëndron në Kosovë, për qëllimin e vetëm të plotësimit të caktimit të tyre; – Në rastet e tjera, duke përfshirë kafshët për shalim apo për tërheqje dhe automjetet e tërhequra nga to: gjashtë muaj; d) Për mjetet e shfrytëzuara privatisht të transportit ajror: gjashtë muaj;

Vjetersia

Automjetet mund te importohen vetem 10 vite te vjetra.

Recent articles

Sigurime

DEPO DOGANORE PUBLIKE

Një mundësi dhe zgjidhje të dobishme per procedurat doganore.
lexo detajet

Shpedicion

SIGURIMET

Siguroni të ardhmen tuaj me ne, ndjehuni të mbrojtur në çdo hap
lexo detajet