CERT. E ORIGJINËS PËR ZVICRRËN DHE NORVEGJINË
Të gjithë prodhuesit/eksportuesit nga Kosova që eksportojnë mallra me origjinë të Kosovës në Zvicër dhe Norvegji dhe dëshirojnë të përfitojnë nga skema e Sistemit Gjeneral të Preferencave, të plotësojnë formularin i cili gjendet si aneks në këtë shkresë dhe të njëjtën të vijnë ta paraqesin pranë sektorit të Origjinës, në zyrat e Doganës së Kosovës në Prishtinë në mënyrë që të regjistrohen në sistem. Pas regjistrimit do ta merrni numrin e regjistrimit të cilin duhet ta vendosni tek deklarimi fatural me poshtë.
Ky sistem u mundëson eksportuesve kosovar që eksportojnë mallra në Zvicër dhe Norvegji që të regjistrohen nga Dogana e Kosovës në këtë sistem dhe pastaj të kenë mundësi që për mallrat që i prodhojnë dhe eksportojnë në këto vende dy të lëshojnë vetë deklaratë faturë mbi origjinën pa pasur nevojë të pajisen me FORMA A